Politike

U arrestua dy ditë më parë/ Kandidati për deputet i LSI-së, Sokol Skura: Askush nuk e pengon fitoren tonë më 25 prill, do

9 Mars 2021, 19:05 Nga DOSJA
U arrestua dy ditë më parë/ Kandidati për deputet i

ELBASAN- Kandidati i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Librazhd, Sokol Skura, ka reaguar pas lirimit nga gjykata, duke qenë se dy ditë më parë u arrestua, teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Skura, thotë se ndaj tij dhe familjes së tij, janë kryer inskenime, por megjithatë sipas tij asgjë nuk do e ndalojë fitoren. 

Ndër të tjera ai shton se së shpejti do të dalë në një konferencë për shtyp, për të bërë publike të shantazhet që janë bërë ndaj simpatizanëve të Partisë Socialiste. 

POSTIMI I PLOTË: 

Askush nuk e pengon fitoren tone ne 25 prill,
Inskenimet dhe makinacionet e kryera ndaj personit tim dhe familjes time nuk me ndalojne ne fitoren e sigurte. Per te gjitha shantazhet e kryera ne rrethin tone ndaj qytetareve, dashamiresve , dhe simpatizanteve se shpejti une do te mbaje nje dalje per shtyp per ti bere publike.

Sokol Skura, është arrestuar një natë më parë nga policia dhe ndodhet në qeli. Skura, u  prangosteksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.  Sipas policisë, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sokol skura sokol skura

Sondazh

Poll