Politike

Emrat/ Pas dy vitesh proces, KLGJ rendit katër kandidatë për në Gjykatën e Lartë

9 Mars 2021, 17:50 Nga DOSJA
Emrat/ Pas dy vitesh proces, KLGJ rendit katër kandidatë për

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar mbledhjen e radhës plenare për katër pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë në radhën e gjyqtarëve.

Këshilli ka miratuar renditjen e gjyqtarëve kandidatë për katër pozicionet e lira në fushën e betejës penale pasi janë verifikuar kushtet e kritereve të emërimit, pasurisë, integritetit personal dhe profesional të tyre.

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka tre gjyqtarë që drejtojnë kolegjet përkatëse, penale, civile dhe administrative. Me renditjen e kandidatëve për gjyqtarë, pritet që të plotësohet kolegji penal i Gjykatës së Lartë.

Pas dy vitesh në proces, KLGJ ka renditur pesë kandidatë për tu emëruar si gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Kandidatët që janë renditur për pozicionet e lira janë: Sokol Binaj; Klodian Kurushi; Iliriana Olldashi; Albana Boksi dhe Sandër Simoni.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se nëse nuk do të ketë asnjë ankesë, KLGJ do të mblidhet formalisht të premten dhe listën do ja dërgojë Presidentit Ilir Meta për të kryer emërimin.

Njoftimi i plotë

Sot, në datën 09.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në lidhje me procedurat, për emërimin në Gjykatën e Lartë, për katër pozicione të lira në këtë gjykatë, nga radhët e gjyqtarëve. Më konkretisht, pas kryerjes të procedurave ligjore, si dhe verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve të emërimit, pasurisë, integritetit personal dhe profesional të tyre, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së gjyqtarëve kandidatë për katër pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale si më poshtë vijon: Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.241, datë 09.07.2020:

Sokol Binaj;

Klodian Kurushi;

Iliriana Olldashi.

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.242, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;

Sandër Simoni; Z. Sokol Binaj, Z. Klodian Kurushi.

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.243, datë 09.07.2020:

Sandër Simoni;

Sokol Binaj.

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.244, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;

Sandër Simoni;

Klodian Kurushi.

Marrë nga: TopChannel 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klgj klgj

Sondazh

Poll