LIVE UPDATES
Politike

REPLIKAT/ Rama nis fushatën me sulm frontal për aleatët e Bashës: Koalicion KÇK! Idrizi, sekser i Çamërisë. Duka: O robo

8 Mars 2021, 09:40 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Rama nis fushatën me sulm frontal për aleatët e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur me vrull fushatën për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Nga aktiviteti elektoral ‘Rruga drejt 25 prillit’, Rama skanoi një nga një 12 aleatët e Lulzim Bashës në këto zgjedhje. Për Agron Dukën, Rama tha se “ai nuk ka nxjerrë asnjëherë nga garazhdi partinë e tij”, për Nard Ndokën tha “që është një filozof me humor të zi, për Xhelal Mziun tha se është një kandidat që ka një “kartëvizitë tronditëse”. Më tej, nuk kurseu dhe epitetet për të tjerë aleatë, si Vangjel Dule apo Dash Shehi. Kryesocialisti nuk kurseu as aleatët e dikurshëm të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke i cilësuar si “KÇK-të” e koalicionit.


“Ne nuk kemi një program elektoral si një menu dëshirash siç ka PD me koalicionin KÇK. Sepse ne kemi një plan pune. Një për një për çdo kategori, se ne nuk kemi një koalicon kap ça të kapësh. E ka të shkruar në ballë, KÇK. Që nga Luli, që lufton të kapë një humbje më e madhe se ajo e shkuara, te Monika që synon të lidhë Lulin. Agron Duka, do mbetet në historinë e estradave politike shqiptare, si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912 i cili nuk e nxorri asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ja justifikon emrin me faktin se vetë jeton me tagjinë e SHQUPIT, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj, vezë, saqë për kotec i shkon vetëm Ministria e Ushqimit.

Dash Shehi që ka 100 vjet që flet më lirshëm se vetë autori se arsye më të fortë ka kafenenë e parlamentit, e ka zbrazur më shumë wiski. Vangjel Dule, që në TV është Balli i lartë i minoritetit grek ndërsa në KCK e kolacionit është fundshpina e ulët e sekserit të Camërisë. Idrizi që deputetllëkun e ka për të shitur pllumbat. Nard Ndoka i vetmi profil filozofik në atë grumbullim, që as humoristi me humorin më të zi nuk do ja serviste popullit. Xhelal Mziu deputet që ka kartvizitën tronditëse. Në koalicon është dhe një Xhaferr nga Durrësi që tha do t’ju përmirësojë cilësinë e diellit.”-tha Rama. 

Por edhe përgjigjet nuk kanë munguar. Fillimisht ‘mesazhi’ i parë i ka ardhur nga kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili është pjesë e koalicionit të PD. Kandidati për deputet i ka kujtuar kohën kur bashkëpunonin duke shtuar se këto zgjedhjet kryesocialisti do të humbasë përballë opozitës së bashkuar.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…,”-shkruan Duka në rrjetet sociale. 

Më pas, nuk ka munguar as komenti nga PDIU, të cilët e kanë cilësuar numrin një të qeverisë si tradhtar të çështjes çame. E njësoj si aleati i PAA-së, edhe PDIU paralajmëron rotacion dhe largimin e tij nga pushteti pas 25 prillit.

Reagimi i PDIU:

Bablok mos i lësho pëllumbat e mendjes së sëmurë. Babloku makiavelist i tipit “një pallat, një votë”, ky përfaqësues emblematik i korrupsionit institucional e politik, që e nisi karrierën duke shitur ikona të vjedhura, duke ndryshuar fasada e shitur leje ndërtimi për të cilat njihet gjerësisht si “Mister 20%”; ky investim okult i qarqeve antishqiptare, ky klloun që ka 21 vite në pushtet e qeverisje me propagandë që do e kishte zili edhe Musolini; ky intrigant i vogël, por shterues i madh i arkës së shtetit që e ndan me miqtë e tij oligarkë ditën për diell, e ku Nusretin e ka kuzhinierin e shpurës perverse të zullumqarëve që po fut me shpejtësi nëpër lista me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë neser; ky i pashpresë që kanabizoi vendin, kriminalizoi politikën dhe e polarizoi shoqërinë; ky i pabesë e i paburrë që largoi mbi 400 mijë shqiptarë nga shtëpitë e trojet e tyre; ky tradhtar që shiti Çështjen Çame si agjendë personale, dhuroi detin e shqiptarëve dhe vendos për shitjen e çdo prone sikur t’ia kenë lënë prindërit; ky shërbëtor i banditëve që iu ka premtuar kulla, porte e aeroporte, licenca minierash e telekomunikacioni, dhe që do mandate për të shkatërruar këtë vend të bekuar nga Zoti; ky individ që e mat hajdutërinë me metra aq sa do ta kishte zili edhe libri “Guinness”, do të kujtohet si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit shqiptar. Edvin Rama, 25 prilli po vjen me furi për të të lënë lakuriq në vetminë tënde të madhe në Surrel duke pritur drejtësinë të të trokasë në derë që të japësh llogari njëherë e përgjithmonë për çdo të keqe që i ke bërë këtij vendi. Edvin Rama, koha jote ka përfunduar!

Po ashtu Ramës i është kundërpërgjigur edhe Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ku një një deklaratë për shtyp, Dule i ka kujtuar kryeministrit Rama atë që ka thënë për të në vitin 2012, ku ky i fundit e vlerësonte Dulen si të vetmin kryetar partie në vend që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri.

“Në pamundësi për të ndjekur Timonerin e Madh si në përmbajtjen ashtu edhe në stilin logoresë së tij të “sabahut” të sotëm, mjaftohemi duke cituar po atë, vetë Edi Ramën në fjalën e tij përshëndetëse në kongresin e 20të të PBDNJ – së, 31/03/2012 : “E kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dulen dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses, ti shpreh respekt të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke dhënë një shembull të bukur personal në jetën politike shqiptar…Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjen për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie, në ditë të mira dhe në ditë të vështira  dhe asnjëherë deri më sot nuk ka rendur për të marrë për vete një karrige qeverie. Mund të duket diçka e vogël, por unë besoj se për të gjithë anëtarët e simpatizantët e PBDNJ-së duhet të jetë diçka e madhe që kryetari i partisë suaj, është i vetmi kryetar partie në Shqipëri që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri. Edhe si kryetar i PBDNJ në qeveri, gjatë mandatit të shkuar, edhe si udhëheqës i saj në opozitë, krahë për krahë me ne gjatë këtij mandati, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe politikan dinjitoz në raport me gjithë të tjerët dhe me publikun në radhë të parë. Duke e njohur nga afër, dua tju them se e çmoj posaçërisht faktin se kurrë nuk ka qenë një politikan i mllefit dhe i baltës por gjithmonë një njeri që pasionin e politikës e ka ushqyer me bindjet dhe me idetë e tij…”. Përfundimisht kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e “sabahut”, apo atë të “akshamit”?”- thuhet në deklaratë.

Beteja tashmë ka nisur. Palët janë në fushë dhe replikat do të vazhdojnë.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka edi rama pdiu replikat e fushates shpetim idrizi agron duka edi rama pdiu replikat e fushates shpetim idrizi

Sondazh

Poll
Politike 8 Mars 2021, 08:20

TIRANË- Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit ka dorëzuar e para listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë vetë Topall...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale