Aktualitet

Harrohet Covid në Durrës! Ndihmat për fëmijët jetimë vënë në radhë qindra qytetarë, pa asnjë distancim social presin

9 Mars 2021, 14:15 Nga DOSJA
Harrohet Covid në Durrës! Ndihmat për fëmijët

DURRËS– Në njësinë administrative Katund i Ri, mesditën e sotme kanë shkuar disa furgona të mbushur me pako me ushqime dhe veshmbathje, të cilat mendohen të jenë mbledhur për t’ua dhënë fëmijëve jetimë.

Edhe pse e organizuar nga shoqata e njohur “Katar”, ndihmat u shpërndanë në ambientet e shkollës publike nga vetë drejtuesit e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkisë së Durrësit.

Edhe pse në dukje një kauzë me një motiv të mirë, përfshirja e politikës ka ngjallur polemika në opinionin publik, pasi shumë prej të pranishmëve janë shprehur jashtë kamerave se kjo e gjitha është një fushatë.

Sipas disa qytetarëve, nga ndihmat nuk po përfitonin vetëm fëmijët jetimë, por edhe qytetarët me bindje politike të majtë.

Ndërkaq, një tjetër problematikë doli në pah pasi në këtë aktivitet u grumbulluan mbi 150 veta duke mos respektuar kështu asnjë protokoll të vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në vend.

Marre nga Faxnews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll