Aktualitet

Zbardhet ngjarja e plagosjes në ish-bllok 3 ditë më parë, dy persona hetohen në gjendje të lirë

9 Mars 2021, 14:34 Nga DOSJA
Zbardhet ngjarja e plagosjes në ish-bllok 3 ditë më parë, dy

TIRANË– 2 persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. Policia bën me dije se pas një pune të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i autorëve të ngjarjes, E. K., 33 vjeç dhe V. K., 37 vjeç, banues në Rrëshen.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.03.2021, në zonën e ish-Bllokut. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”. Shërbimet e Policisë, pas marrjes të njoftimit se në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut, një shtetas ishte goditur me qytën e një armë zjarri të dyshuar pistoletë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Pas një pune të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i autorëve të ngjarjes, shtetasve: E. K., 33 vjeç dhe V. K., 37 vjeç, banues në Rrëshen.Këta dy shtetas, më datë 06.03.2021, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me qytën e një arme në dukje lodër, shtetasin E. XH. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. K. dhe V. K për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shoqerorehen ne polici dy persona shoqerorehen ne polici dy persona

Sondazh

Poll