Vdekja e studentes 22-vjeçare nga COVID, babai rrënqeth me fjalët: Peng e kam që s’e shtrova në spital privat, kam dyshim
9 Mars 2021, 13:06Nga DOSJA
TIRANË– Babai i të ndjerës Euxhena Jorgji që ndërroi jetë tre ditë më parë nga COVID-19 është shprehur si i ka mbetur peng që e shtroi në spitalin Infektiv dhe jo në privat.
Në një intervistë për ‘Shqipëria live’, Anesti Jorgji tregoi se fatkeqësisht vajza e tij ka pasur sëmundje shoqëruese. Ai është shprehur se ka dyshime për mënyrën sesi iu infektua vajza, nëse e ka infektuar infermierja pa doreza apo e ka marrë virusin në tualetin e spitalit.
“Ka patur sëmundje bashkëshoqëruese fatkeqësisht. Fillimet e para kanë qenë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, por falë këmbënguljes së saj, Euxhena arriti që t’i mposhte këto. Ishte një Euxhena e rregullt, e ne menduam se ajo kishte të gjitha mundësitë. Por ja që kjo sëmundje u shfaq sërish në janar, para se të infektoj më Covid. Ka bërë dy tampone që i dolën negativ, PCR ka dalë pozitive herën e dytë. Kam një peng se përse nuk e kurova vajzën në një spital privat për sëmundjen që kishte, e mori Covid , i preu ëndrrat në mes. Nuk dua t’i ndodh askujt kjo që më ndodhi mua. Dua t’i bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Unë kam dyshimet e mia, mos vajza ime ishte me Covid që në fillim. Mos vallë ia dha infermierja pa doreza? Mos vallë e mori në banjat e spitalit që e përdorte një pavion i tërë?”, u shpreh ai me lot në sy.
Euxhena Jorgji me origjinë nga Kolonja ndërroi jetë të shtunën nga COVID-19 në spitalin Infektiv ku ishte e intubuar. 22-vjeçarja studionte në Tiranë për financë. E reja kishte sëmundje bashkëshoqëruese, pasi vuante nga një sëmundje në kocka.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin përshtatur vilën e tyre për kultivim të kanabis.Të arrestuar janë: ...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë ‘TIBUS’. Në pranga përfunduan 55 persona, të cilët e kishin ushtruar aktivitetin e tyre ...
BERAT– Ekspertiza e zjarrit tragjik në Berat që i mori jetën dy personave konkludon si ngjarje aksidentale.Ekspertën e Repartit Zjarrëfikës dhe policisë s...
TIRANË– Marash Aliaj, është dëshmitari “kyç” i vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hadëraj. Gazetarja Klodiana Lala ka siguru...
ELBASAN– Një mace e egër e vrarë nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Cikallesh, Tregan të Elbasanit. Kjo ngjarje ka ngjallur re...
VLORË– Operacioni ndërkombëtar i drogës i zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali, ka arrestu...
TIRANË– 12 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, të cilët akuzohen pqr vepra të ndryshme penale.Policia bën me dije se mbi të...
RROGOZHINË– Albi Juba, i dyshuari kryesor për plagosjen e trefishtë në Rrogozhinë, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Përveç të dyshuar...