Aktualitet

Jeta i kushtonte 35 mijë euro! Pse ndodhi atentati në Vlorë, Taulant Manaj nisi sherrin në lokal, kërcënoi ata që i morë

9 Mars 2021, 12:28 Nga DOSJA
Jeta i kushtonte 35 mijë euro! Pse ndodhi atentati në Vlorë,

VLORË– 35 mijë euro duket se ka qenë çmimi për jetën e Taulant Manajt. I riu, i qëlluar për vdekje pak ditë më parë në Vlorë mësohet se është konfliktuar me autorët e vrasjes për një borxh që u kishte marrë kohë më parë dhe nuk ua kishte kthyer. 

Burime për “Ora” bëjnë me dije se viktima nuk u kishte shlyer detyrimet lidhur me shitjen e një automjeti tip “Benz-Mercedez”, duke vendosur që paratë t’i mbante për vete. Ditën e vrasjes, Manaj është hasur në një lokal me agresorët dhe në momentin që këta të fundit i kanë përmendur borxhin, mes tyre ka nisur një sherr verbal.

Manaj ka kërcënuar Hansi Jonuzajn, Elton Hajnajn dhe Skedjan Grabanin, duke u treguar një armë zjarri që kishte në brez, ndërsa shtonte se “do t’ju mbush kokën me plumba”.

Pasi ai është larguar nga lokali, është ndjekur pas nga tre shokët, ndërsa në një makinë tjetër Manaj po pritej nga dy miqtë e tij, deri më tani të indentifikuar si S.Z. dhe K.D.

Nga çfarë është pikasur nga kamerat e sigurisë, S.Z, mik i Taulant Manaj, ka qëlluar tri herë me pistoletë në drejtim të mjetit “Ford Fiesta”. Më pas, nga mjeti kanë dalë Elton Hajnaj dhe Skedjan Grabani, dhe kanë qëlluar 5 herë mbi Manaj që ende ndodhej në rrugë, duke e lënë të vdekur.

Lidhur me ngjarjen në kërkim janë shpallur S.Z dhe K.D., ndërsa në kërkim vijojnë të jetë dhe dy shokët e të arrestuarit Hansi Jonuzaj, Elton Hajnaj dhe Skedjan Grabani.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet taulant beqiraj taulant manaj vrasja e taulant beqirajt taulant beqiraj taulant manaj vrasja e taulant beqirajt

Sondazh

Poll