Politike

I mahnitur nga Ruçi! Rama e bën shembull para të gjithëve: S’bën vaki ta marrësh në telefon dhe mos ta ngrejë

9 Mars 2021, 13:55 Nga DOSJA
I mahnitur nga Ruçi! Rama e bën shembull para të gjithëve:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë shembull kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, si personin që punon brenda Partisë Socialiste. Në vazhdën e “thumbave” ndaj të pakënaqurve, Rama tha se Ruçi për çdo ditë zhvillonte takime me qytetarët, duke mos lënë pa përmendur edhe personazhe të tjerë si Damian Gjiknuri, Taulant Balla apo dhe Blendi Klosi.


Gramoz Ruçi është njeriu që mund të thotë unë po rri këtu dhe ma bini rezultatin dhe e keni për detyrë. E kemi! Po ia kam thënë të rinjve, është njeriu që ka numrin më të madh të telefonave, në telefon. Nuk bën vaki ta marrësh në telefon dhe mos të ta ngrejë. Si merren ato deputetë? Heq kravatën dhe ikën atje, s’ka media dhe është fshat më fshat. Është rregullisht. Atë derën në Kuvend e ka të hapur për lloj-lloj fshatarësh dhe qytetarësh. Librazhin e ka bërë Balla si sheshin e kuq. Shkoni dhe pyesni dhe ma gjeni një njeri që nuk ka folur njëherë me Taulant Ballën. Kjo është partia,”-u shpreh Rama. 

LAJMI KRYESOR/ Pas dorëzimit të listave, Rama: Bushati u la jashtë jo për arsye personale! S’jemi konsultuar me të për largimin, skuadra duhet të jetë fituese

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 9 mars 2021 edi rama edi rama 9 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Mars 2021, 13:02

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përpoq që ta mbulonte praninë në listën e Partisë Socialiste në Tiranë, të Ornaldo Rakipit, djalit të deputetit të djegur n...