Politike

‘U bë personazh Ditmiri’/ Rama: Kush është lojtar i vlefshëm zbret në fushë, kush nuk është rri në stol

9 Mars 2021, 14:05 Nga DOSJA
‘U bë personazh Ditmiri’/ Rama: Kush është lojtar i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se kush nuk e ndjen veten që është lojtar i vlefshëm do të rrijë në stol. Kjo deklaratë u tha sot në konferencën që Rama mbajti para gazetarëve.

Ndër të tjera, Rama tha se Ditmir Bushati është kthyer në një personazh pa asnjë arsye.


DEKLARATA:

U bë personazh Ditmiri pa asnjë arsye, mendoj unë, për kaq shumë vëmendje, megjithatë e kuptoj. PS ka kapacitetin edhe njëherë tjetër të bëjë skuadra fituese. Koncepti im për skuadrën është ky, kam luajtur në një skuadër, unë nuk ndjek futboll në sensin e një futbollisti, por ndjek trajnerët e mëdhenj dhe jam shumë i interesuar që të ndjek funksionimin e skuadrave nga pikëpamja e lidershipit. Disa prej tyre i kam miq, miq, komunikoj rregullisht, për çështje lidershipi dhe për çështje të skuadrës. I them këto se është shumë e rëndësishme të kuptohet që për mua partia nuk është një platformë ku ti vetëm merr, as një platformë ku ti bën vetëm atë që ke qejf.

Skuadra jonë e madhe është e gjithë Shqipëria, ata që kanë nevojë t’iu hapësh telefonin. Me Ditmirin nuk jemi konsultuar, kjo është e vërtetë. Keni qenë këtu, kur ne mblidheshim çdo javë me drejtuesit e qarqeve, dhe mblidheshim pikërisht për skuadrën në të gjitha aspektet dhe ku jemi me personat. Të gjithë drejtuesit e qarqeve janë konsultuar me dreq e me të birin, nëse e themi kështu, dhe ne kemi bërë hulumtime për të kuptuar kush janë lojtarët që na japin maksimumin. Ditmir Bushati është i vlefshëm, por jo për këtë ndeshje, jo për këtë skuadër. Ka dhe emra të tjerë që nuk janë për këtë ndeshje, e për këtë skuadër. Ka dhe persona që iu është thënë ‘për këtë pozicion’, dhe ata kanë thënë ‘jo’, dhe ju kemi thënë ‘ulu në stol’. Si qenka kjo punë, apo bëje PS një klub. Ajo gallata e mendimeve ndryshe në të shkuarën, ku brenda Partisë Socialiste bëheshin telenovela nuk solli asnjë të mirë për Shqipërinë, por solli Saliun në pushtet.

LAJMI KRYESOR: Pas dorëzimit të listave, Rama: Bushati u la jashtë se harroi terrenin! Skuadra duhet të jetë fituese, kush kontestoi, s’garon! PD zhgënjyese, LSI emra nga SPAK e OFL

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama 9 mars 2021 edi rama 9 mars 2021

Sondazh

Poll