Politike

“Kush konteston del jashtë!”/ Rama pranon debatin mes Veliajt e Xhafës, tregon VETË si nisi: Erioni ia shpjegoi…

9 Mars 2021, 13:49 Nga DOSJA
“Kush konteston del jashtë!”/ Rama pranon debatin mes Veliajt e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kthyer në “informatorin” e gazetarëve lidhur me mbledhjen e zhvilluar dje në Kryesinë e Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama tha se Fatmir Xhafaj ka kërkuar nga Erion Veliaj logjikën e renditjes së tij në listën e Tiranës dhe më pas ka pranuar sfidën. 


PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: E ka kontestuar njëri renditjen, a ka pasur replika të forta mes Xhafajt dhe Majkos me Tiranës.

Rama: Kush e ka kontestuar ka dalë jashtë. Diskutim është bërë se nuk u mblodhëm për të dhënë konferencë shtypi atje lart. Edhe njëherë tjetër, Xhafaj nuk kontestuar asnjë. Ka kërkuar të dijë logjikën dhe ka thënë: Unë e marr përsipër këtë sfidë. Erioni i ka dhënë të gjitha shpjegimet është që dje është përçuar e gjithë logjika e kësaj skuadre. Se ka logjikë. Logjika e PD është konservo fosilet. Diskutimet janë gjëja më normale. Më imagjononi një njeri që kam frikë debatin? Është burim i adrenalinës time… S’ka frikë debatin, është pasuri, jo problem. Por në një parti sa më larg shkon aq më poshtë duhet të shohësh. Dhe kur vjen flet duhet ta kesh shollën e gërryer nga ai territor ku duhet të japësh mundësinë që të jesh lart.

LAJMI KRYESOR/ Pas dorëzimit të listave, Rama: Bushati u la jashtë jo për arsye personale! S’jemi konsultuar me të për largimin, skuadra duhet të jetë fituese

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 9 mars 2021 edi rama edi rama 9 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Mars 2021, 13:02

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përpoq që ta mbulonte praninë në listën e Partisë Socialiste në Tiranë, të Ornaldo Rakipit, djalit të deputetit të djegur n...

Politike 9 Mars 2021, 12:57

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka marrë me radhë aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha. Në krye të radhës, Rama i cilësoi të gjithë “fosile”, ndërsa vijoi me r...