Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar në Vlorë! Trafikonin marijuanë nga Shqipëria në Europë, EMRAT e 5 shqiptarëve të arrestuar, nj

9 Mars 2021, 10:34 Nga DOSJA
Operacioni ndërkombëtar në Vlorë! Trafikonin marijuanë

VLORË– Operacioni ndërkombëtar i drogës i zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali, ka arrestuar dhe 5 shqiptarë. Të arrestuar janë: Albano Juzaj, Ersild Nelaj, Zeqir Aliaj, Rezart Elmazaj, Dionis Moskaj. Në kërkim Andi Veshaj.

Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta persona, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me megaoperacionin. Ata bëjnë të ditur se operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë të koduar “TIBUS”.Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.Gjatë operacionit “TIBUS”, në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë kapur nga FAST Albania, FNSH dhe strukturat e DVP Vlorë, 5 shtetas, të cilët janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:A. J., 25 vjeç, D. M., 23 vjeç, E. N., 27 vjeç, R. E., 31 vjeç dhe Z. A., 25 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romen dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin këtyre shtetasve drejt Italisë.

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë seriozitet e besueshmëri tek partnerët për të luftuar së bashku krimin e organizuar dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albano juzaj andi veshaj arrestohen shqiptaret per droge dionis moskaj ersild nelaj operacioni maxi rezart elmazaj zeqir aliaj albano juzaj andi veshaj arrestohen shqiptaret per droge dionis moskaj ersild nelaj operacioni maxi rezart elmazaj zeqir aliaj

Sondazh

Poll