Aktualitet

Zjarri tragjik i mori jetën babait të paralizuar dhe djalit të tij, del ESKPERTIZA: Viktimat kishin harruar ndezur furnelën

9 Mars 2021, 11:15 Nga DOSJA
Zjarri tragjik i mori jetën babait të paralizuar dhe djalit të

BERAT– Ekspertiza e zjarrit tragjik në Berat që i mori jetën dy personave konkludon si ngjarje aksidentale.

Ekspertën e Repartit Zjarrëfikës dhe policisë së Beratit, pas këqyrjes së banesës së shkrumbuar nga flakët e zjarrit në lagjen “Muzakaj”, ku u dogjën babë e bir, dolën në përfundimin se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike nga furnela me korent për ngrohje.

Sipas ekspertëve, ka qenë masa e shkaktuar në rrjetin elektrik nga furnela për ngrohje e harruar në prizë ajo që solli edhe rënien e zjarrit të menjëhershëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e 61-vjeçarit Jani Vangjeli, në lagjen “Muzakaj” në qytetin e Beratit.

Si pasojë e zjarrit të rënë, shtëpia u shkrumbua totalisht dhe u shemb, duke zënë brenda babë e bir, Jani e Mateo Vangjeli, 61 dhe 37 vjeç, të cilët u gjetën të djegur në rrënojat e banesës, pas disa orë kërkimesh nga repartet zjarrëfikëse dhe policia.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jovan vangjeli mateo vangjeli zjarrri ne berat jovan vangjeli mateo vangjeli zjarrri ne berat

Sondazh

Poll