Aktualitet

Vritet macja e egër në Elbasan! Shoqata e Gjuetarëve: Marrëzia dhe grykësia nuk kursen speciet e ndaluara me ligj!

9 Mars 2021, 10:36 Nga DOSJA
Vritet macja e egër në Elbasan! Shoqata e Gjuetarëve:

ELBASAN– Një mace e egër e vrarë nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Cikallesh, Tregan të Elbasanit. Kjo ngjarje ka ngjallur reagimin e ashpër të Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë.

Federata e ka konsideruar të turpshme dhe kriminale një veprim të tillë, duke u shprehur se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për veprimin që është kryer.

POSTIMI:

“Vitin e kaluar u vra aksidentalisht një punonjës i AKZM duke gjuajtur dhelpra natën në Elbasan. Kur Pazza Projekt kishte bashkëpunim me Federatën përmes shoqatave të gjuetarëve në 6 sezone me përfshirjen e mbi tre mijë gjuetarëve profesionistë, nuk ndodhi asnjë incident. Marrëzia dhe grykësia nuk kursen jo vetëm jetët e njerëzve, por edhe specieve të ndaluara rreptësisht me ligj. Dikush duhet të përgjigjet para drejtësisë”,- thuhet në postimin e Federatës së Gjuetarëve.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet macja e eger ne elbasan vritet macja e eger ne elbasan

Sondazh

Poll