Aktualitet

Vjedhje, përndjekje, korrupsion dhe falsifikim, policia ‘me dorë të hekurt’, përfundojnë në pranga 12 persona në Tira

9 Mars 2021, 10:21 Nga DOSJA
Vjedhje, përndjekje, korrupsion dhe falsifikim, policia ‘me dorë

TIRANË– 12 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, të cilët akuzohen pqr vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se mbi të arrestuarit rëndojnë vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vjedhja, përndjekja, falsifikimi i dokumenteve, korrupsion, shkelje e Kodit Rrugor etj.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi  Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. J., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 27 vjeç, në Unazë të Re, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus”, ka kundërshtuar, duke e goditur në këmbë me mjet, punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. J., 27 vjeç, J. J., 24 vjeç, dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë  dëmtuar me armë zjarri shtetasi  K. Ll. dhe E. J., si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për  kapjen e shtetasit A. J.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh. V., 29 vjeç dhe L. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

vijon…

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 12 arrestime ne tirane policia e tiranes 12 arrestime ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll