Politike

Sherret me socialistët! Rama nuk përmbahet: Shqetësohen tani! Xhafajn e kanë sulmuar si kafshë

9 Mars 2021, 13:15 Nga DOSJA
Sherret me socialistët! Rama nuk përmbahet: Shqetësohen tani!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për vendosjen në zonën e rrezikut të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Rama tha se opozita që sot shqetësohet për fatin politik të Fatmir Xhafajt e ka sulmuar si kafshë. 


Pyetje: Është e vërtetë që keni pasur debate me Bushatin, Majkon dhe Xhafon? Pse u penalizua Bushati?

Edi Rama: Është e rëndësishme që të nënvizohet që, që nga fakti që ata të cilët nuk kanë lënë pa i bërë Fatmir Xhafës, Syri.net me të katër sytë. QË nga Saliu, tek Luli, janë të shqetësuar se simboli i reformës në Drejtësi nuk është, ndërkohë që nuk i kanë lënë gjë pa i bërë. Përtej çdo limiti moral e njerëzor. E kanë sulmuar si kafshë. Ndjehen të lënduar dhe kjo është për t’u nënvizuar se është e rëndësishme që njerëzit ta mbajnë parasysh këtë gjë. Pse janë të lënduar? Se kanë hall që do humbasë PS? Përderisa erdha këtu, nuk kam ardhur që t’i shmangem asnjë pyetje. Do përgjigjem edhe për individë. gjëja që është e çudtishme, është që përsëri flitet për lista fituese dhe jofituese. Ndërkohë është përmbysur koncepti, këtu nuk ka lista fituese por objektiva. Nuk ka vend për të vënë standa, dhe t’i vënë njerëzit në stenda. Nëse do të flisja unë për Xhafën, çfarë mbetet për ju pastaj. Iu qepët pas. Ia ka dalë përballë një skuadër që nuk do të dinë si ta luftojnë. Ka energji të jashtëzakonshme, ndërkohë që PD s’ka energji. Ne kemi vënë figurat që kanë marrë nga PS pafund vlerësime, promovime, aty ku duhen në skuadër. Nuk kemi bërë ne ekspozitë. Nuk është fronti i betejës tek emrat e parë në listë por tek objektivi. Tek objektivi shkon gjenerali, jo e gjithë trupa. Pastaj meqë më pyetje për Fatmir Xhafën, ai e ka pranuar sfidën që të kontribuojë në një pozicion që sigurisht duhet të bëjë një përpjekje për të thyer listën. Kontributi i tij do të jetë i paçmueshëm. Nuk kemi një skuadër deri tek 19 dhe më pas një enturazh që shkon nga mbrapa. Sot janë lista të hapura. Kemi lojtarë që luajnë rolin në fushë. Do të shikoni që do të marrin të gjithë shumë vota. Nuk është kot.

LAJMI KRYESOR/ Pas dorëzimit të listave, Rama: Bushati u la jashtë jo për arsye personale! S’jemi konsultuar me të për largimin, skuadra duhet të jetë fituese

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 9 mars 2021 fatmir xhafaj listat e ps edi rama edi rama 9 mars 2021 fatmir xhafaj listat e ps

Sondazh

Poll

Politike 9 Mars 2021, 13:02

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përpoq që ta mbulonte praninë në listën e Partisë Socialiste në Tiranë, të Ornaldo Rakipit, djalit të deputetit të djegur n...

Politike 9 Mars 2021, 12:57

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka marrë me radhë aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha. Në krye të radhës, Rama i cilësoi të gjithë “fosile”, ndërsa vijoi me r...