Politike

9 Mars 2021, 13:02 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përpoq që ta mbulonte praninë në listën e Partisë Socialiste në Tiranë, të Ornaldo Rakipit, djalit të deputetit të djegur nga dekriminalizimi, Aqif Rakipi. Në fjalën e tij sot, teksa po mbronte zgjedhjet e PS për 25 prillin, Rama tha se lista e PS do të ketë supriza ndërsa theksoi se i fundit në listën e Tiranës, që përkon me emrin e Tahir Muhedinit, ish-deputet i PDIU. Rama iu referua Muhedinit, ndërsa nuk foli dhe për djalin e Rakipit, i cili gjithashtu do të garojë më 25 prill.


“Do të ketë shumë surpriza. S’do të ketë shumë që do të thyejnë listën por do të jenë shumë kontribute në votë për PS. Në kutinë e fundit në Tiranë i kemi ofruar komunitetit çam një alternativë të ndershme përballë ofertës që i bën Partia Demokratike që është një ofertë marramendëse për nga niveli i mendjelehtësisë dhe të gjithë ata që i përkasin atij komunitetit kanë zgjedhje, dhe jo vetëm një, jo vetëm në listën e Tiranës dhe jo vetëm në Tiranë. Komuniteti çam është komunitet historik.”-tha Rama.

Orlando Rakipi, djali i Aqif Rakipit është renditur i 30-i në listën e Partisë Socialiste në Tiranë. Duke u fshehur pas 29 emrave të tjerë, djali i Aqif Rakipit është një nga kandidaturat që iu ofrohet qytetarëve të Tiranës të votojnë më 25 prill. Babai i tij, Aqif Rakipi ngeli jashtë Kuvendit pasi mori mandatin për shkak të dekriminalizimit.

LAJMI KRYESOR/ Pas dorëzimit të listave, Rama: Bushati u la jashtë jo për arsye personale! S’jemi konsultuar me të për largimin, skuadra duhet të jetë fituese

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 9 mars 2021 ornaldo rakipi tahir muhedini edi rama edi rama 9 mars 2021 ornaldo rakipi tahir muhedini

Sondazh

Poll

Politike 9 Mars 2021, 12:57

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka marrë me radhë aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha. Në krye të radhës, Rama i cilësoi të gjithë “fosile”, ndërsa vijoi me r...