Politike

9 Mars 2021, 12:57 Nga DOSJA

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka marrë me radhë aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha. Në krye të radhës, Rama i cilësoi të gjithë “fosile”, ndërsa vijoi me radhë për krahaësimet për ta, edhe për ekipet e tyre në rrethe.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Nuk futet, nuk ka mundësi që të fusësh në fushë një skuadër për t’u bërë qejfin lojtarëve por për të fituar ndeshjen. Nuk e shoh tek PD. Është e ndërtuar që të futen lojtarët mos t’u mbetet hatri. Skuadra jonë ka të qartë objektivin. Që të kualifikohemi për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë përpjekje për transformim. Nuk e di ndër ju, ose përfshirë nga ata që e kanë zemrën djathtas.

Nuk ka njeri që del nga shtëpia që të votojë një skuadër që kapiten ka Sali Berishën. Dhe janë një më një fosilet; Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Desdemona- Mesila Doda. Dash Shehi. Me këto emra që thashë mbaroi gjysma e fushatës.

Është skuadër që njëri mos të dehet në stol, tjetri mos të marri stolin dhe të ikë në shtëpi, dhe kjo është alternativa për Shqipërinë. Me këtë Shqipëria fiton? Me Fatmir Mediun, fiton Shqipëria? Me të fitojnë pronarët që ka që ditën që vdiq Sabri Godo dhe i futi vulën në xhep.

Shpëtim Idrizi, seksesi i Çamërisë, që zgjohet nga gjumi në orën 2 dhe del në televizor dhe i hap luftë Greqisë, pastaj shkon për të kërkuar vende pllumbash në adminsitratë që t’i shesë majtas-djathas. Vangjel Dule në Tiranë, nuk e voton më njeri. Çfarë do? Pse e futën? Nuk e voton më njeri as në minoritet, se Mesilën e kupton. Dogji palmën tek Kryeminstria. Është katastrofë. Jam unë i zhgënjyër, dmth qytetarët e Tiranës kanë mundësinë të zgjedhin midis dy pensionistëve; Luljeta Bozës dhe Sali Berishës. Do zgjedhin Saliun? Luli është në krye të listës se dhëndri vihet gjithmonë në ballë. Edhe nusja është në ballë nga ana tjetër dhe do martohen bashkë më 25 prill.

LAJMI KRYESOR/ Pas dorëzimit të listave, Rama: Bushati u la jashtë jo për arsye personale! S’jemi konsultuar me të për largimin, skuadra duhet të jetë fituese

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 9 mars 2021 fushata per 25 prillin listat e pd edi rama edi rama 9 mars 2021 fushata per 25 prillin listat e pd

Sondazh

Poll