Politike

Nuk u përfshi në listat e PD-së, zëvendës kryetari i FRPD-së jep dorëheqjen

9 Mars 2021, 13:07 Nga DOSJA
Nuk u përfshi në listat e PD-së, zëvendës kryetari i

TIRANË– Zëvendës kryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij. Kjo dorëheqje vjen pas dorëzimit të listave të PD-së, aty ku emri i Hoxhës nuk ishte i përfshirë.

“Në procesin e punës së tyre, figura të spikatura të PD nga Tropoja dhe Saranda u përballën me një fenomen zhvlerësues aspak të nevojshëm, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve…Paqartësia e kësaj nisme dhe produkti i saj duhej të ishte objekt analize dhe diskutimesh në organet më të larta të PDSH, si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar”,- shkruan Hoxha në letrën drejtuar Bashës.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Dje, të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Beteja interesante e LSI është në Berat, aty ku përballë të larguarve ndodhet Ardit Çela dhe Lefter Maliqi. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste. PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha. 13 të larguar edhe nga demokratët.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në rrjet, Pollo shpjegohet pse s’kandidon: Mundësitë s’i gjykova të përshtatshme, ish-nënkryebashkiaku i Shkodrës u zgjua garues. KQZ nuk humbet kohë, ia nis nga puna: Po verifikojmë emrat!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lisander hoxha lisandër hoxha largohet nga pd lisander hoxha lisandër hoxha largohet nga pd

Sondazh

Poll

Politike 9 Mars 2021, 13:02

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përpoq që ta mbulonte praninë në listën e Partisë Socialiste në Tiranë, të Ornaldo Rakipit, djalit të deputetit të djegur n...

Politike 9 Mars 2021, 12:57

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka marrë me radhë aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha. Në krye të radhës, Rama i cilësoi të gjithë “fosile”, ndërsa vijoi me r...