Politike

SURPRIZA/ Aqif Rakipi fut djalin në listën e PS në Tiranë, vetë u dogj nga dekriminalizimi por shpresat i ka tek i biri

9 Mars 2021, 12:48 Nga DOSJA

TIRANE- Aqif Rakipi, ish-deputet e humbi përfundimisht të drejtën të hynte në Kuvend më 21 shkurt 2019, kur Gjykata Administrative i rrëzoi padinë për t’u rikthyer në Kuvend. 

Rakipit iu hoq mandati në vitin 2018 bashkë me Gledion Rehovicën pas verifikimit se në Itali ishte arrestuar në vitin 1998 për vjedhje. Këtë arrestim ai e kishte fshehur në formularin për dekriminalizimin dhe KQZ i hoqi mandatin pas verifikimit të shkresës që erdhi nga pala italiane përmes Interpolit. 

Në këto rrethana, kur dyert ligjore i janë mbyllur nga të 4-ta anët dhe ai vetë nuk mund të garojë, në zgjedhjet për 25 prillin, një emër në dukje i panjohur vjen nga Partia Socialiste. 

Dosja.al gjeti suprizën…

Ai është Orlando Rakipi, djali i Aqif Rakipit, i renditur i 30-i në listën e Partisë Socialiste në Tiranë. Duke u fshehur pas 29 emrave të tjerë, djali i Aqif Rakipit është një nga kandidaturat që iu ofrohet qytetarëve të Tiranës të votojnë më 25 prill.

Ajo që mbetet tashmë për tu parë është fakti se a do të mundet që Rakipi, 27 vjeç, pa eksperiencë të mëparshme politike të mundet të çajë murin e ngritur nga Kodi Zgjedhor dhe të marrë më shumë se mesatarja e votave që i duhet PS për të marrë mandat në Tiranë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike djali i aqif rakipit listat e ps ornaldo rakipi djali i aqif rakipit listat e ps ornaldo rakipi

Sondazh

Poll