Politike

Mospërfshirja e Bushatit në listën e PS-së, mediat e huaja: Politikani i vlerësuar në BE lihet jashtë 

9 Mars 2021, 12:37 Nga DOSJA
Mospërfshirja e Bushatit në listën e PS-së, mediat e huaja:

Mospërfshirja e emrit të Ditmir Bushatit, ish ministrit të Jashtëm në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste ishte një nga surprizat e selisë rozë siç shkruajnë dhe mediat e huaja.

Ditmir Bushati, i cili drejtoi diplomacinë shqiptare për pesë vite, është mjaft i vlerësuar në Ballkan dhe në Bashkimin Europian shkruan ‘Balkan.eu’.

Mbrëmjen e të hënës përfunduar dhe procedurat për plotësimin e listave zgjedhore nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit kanë përfunduar.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla prezantoi emrat mbrëmjen e të hënës.

““Ne kemi arritur një votim konsensusi në mbledhjen e Kryesisë për listat e mëposhtme. Do të doja shumë t’i referohesha secilit prej 160 emrave të ekipit kombëtar të PS-së, i cili është i ndarë në 12 qarqe, por kjo është e pamundur, sepse do të më duhej shumë kohë. Secili prej emrave përfaqëson qarkun e tij, përfaqëson një profesion të respektuar, një përvojë të jashtëzakonshme jetësore; si i tillë është pjesë e këtij grupi”, tha Balla.

Nga kampi opozitar, Lulzim Basha do të kandidojë në Tiranë ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në tre zona elektorale, Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Balkan.eu

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll