Aktualitet

Sot 1 vit pandemi, kush ishte pacienti ‘zero’ që solli COVID-19 në vendin tonë, çfarë ndodhi në 12 muajt e errësirës

9 Mars 2021, 08:31 Nga DOSJA
Sot 1 vit pandemi, kush ishte pacienti ‘zero’ që solli COVID-19

TIRANË– Orët e vona të mbrëmjes së 8 marsit do të ishin të fundit normale që do të ‘shijonim’ në liri të plotë. Ministria e Shëndetësisë, që prej kohësh kishte gjithë vëmendjen, njoftoi zyrtarisht, ditën e 9 marsit se në vendin tonë ishin shënuar dy rastet e para të infektuara nga pandemia e koronavirusit, duke lënë edhe gjurmën e parë të ‘pacientit zero’.

Një 28-vjeçar (identiteti i të cilit është zbuluar më pas nga mediat), i sapoardhur nga Italia nisi të shfaqet simptomat e para, por jo vetëm. Bashkë me të ishte infektuar dhe i ati. Prej ditësh të dy kishin shfaqur shenja të koronavirusit dhe po kuroheshin në shtëpi. Por pas përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, zgjidhja ishte telefonata drejt “127”!

Tamponi i marrë nga babë e bir rezultoi pozitiv, duke vënë alarmin në vend. Të dy u shtruan me emergjencë në pavionin e Infektivit që ishte përgatitur prej ditësh, që prej shpërthimit në masë të infektimeve në Italinë fqinje. Vend nga ky erdhi dhe 28-vjeçari.

Prej mbrëmjes së 8 marsit, jeta e të gjithëve ne mori tjetër rrjedhë… Vetëm dy ditë më pas COVID-19 u shpall pandemi nga OBSH-së, ndërsa në të gjithë botën nisi karantina. Edhe vendet më kokëforte e mosbesuese nisën që të mbylleshin për të siguruar jetën e qytetarëve, duke zgjedhur ‘kontaktin 0’ si mënyrën më të mirë të mbrojtjes. Kështu ndodhi edhe në Shqipëri. Për më shumë se 3 muaj, lëvizja në Shqipëri u kthye një privilegj!

Që nga një vit më parë, deri më tani në vend ka pasur qindra mijrëa raste të infektuar dhe mijëra viktima. Pandemia që gjunjëzoi botën nuk i ka kursyer 1918 të pafatë që nuk ia dolën që t’i mbijetonin luftës me vdekjen. Tanimë sytë e të gjithë globit, si e vetmja rreze shprese janë tek vaksinat. Anti-dotet janë gjetur dhe kanë filluar që të injektohen në trupat e më të dobëtëve.

Pak nga pak duket se do t’i rikthehemi normalitetit, por kur dhe më çfarë kostosh?

(k.m)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vit nga pandemia 1 vit nga pandemia

Sondazh

Poll