Aktualitet

Operacion ndërkombëtar anti-drogë në Vlorë, Këln dhe Romë! 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë, droga nisej nga Shqi

9 Mars 2021, 08:53 Nga DOSJA
Operacion ndërkombëtar anti-drogë në Vlorë, Këln

TIRANË– Një operacion ndërkombëtar anti-drogë është zhvilluar në Vlorë, Këln dhe Romë, duke arrestuar 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë. Ndërkohë në Vlorë janë arrestuar: Albano Juzaj, Ersild Nelaj, Zeqir Aliaj, Rezart Elmazaj, Dionis Moska, ndërsa në kërkim  është shpallur Andi Veshaj.

Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal. Grupi i shqiptarëve trafikonte marijuanë nga Vlora drejt Italisë. Në bashkëpunim me grupin e trafikantëve nigerianë, droga shpërndahej më pas në territorin italian dhe në nivel europian falë një sistemi efikas korrierësh.

Droga dërgohej dhe në Gjermani me autobusë e trena. Ndërkohë, mediat italiane bëjnë me dije se “kokat” e organizatës, ishin tre shqiptarët Armand Fisti, i njohur gjithashtu si Armand Canaj, 35 vjeç, vëllai i tij Bekim Fisti, 28 vjeç dhe Bernard Petoshati, 29 vjeç, kushëriri i tyre,

Në kuadër të operacionit të koduar “TIBSU”, është bërë i munduar arrestimi i 55 personave mes të cilëve 27 janë shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian. Në mesin e të ndaluarve ka dhe tre femra.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrja në aktivitet kriminal, prodhim e trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, falsifikim e mashtrim dokumentesh zyrtarë. Grupit kriminal gjatë hetimeve i është sekuestruar 500 kg kanabis me vlerë 2.5 mln eurosh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albano juzaj andi veshaj arrestohen shqiptaret per droge dionis moskaj operacioni maxi operacioni tibsu rezart elmazaj zeqir aliaj albano juzaj andi veshaj arrestohen shqiptaret per droge dionis moskaj operacioni maxi operacioni tibsu rezart elmazaj zeqir aliaj

Sondazh

Poll