Aktualitet

U arrestua dy ditë më parë! Gjykata e Elbasanit jep masën detyrim paraqitje për kandidatin e LSI-së për deputet, Sokol Sk

9 Mars 2021, 09:53 Nga DOSJA
U arrestua dy ditë më parë! Gjykata e Elbasanit jep masën

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën ‘detyrim paraqitje’ për kandidatin për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sokol Skurën.

Skura i cili ndodhet në listën e LSI-së për qarkun e Elbasanit, u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndalimi i tij u bë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, dhe pas kontrollit rezultoi se ai kishte konsumuar alkool.

Mirëpo, Skura nuk është emër i panjohur nga ana e policisë, pasi në vitin 2015, është arrestuar pasi ka qenë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe ka përplasur një këmbësor për vdekje.

Sokol Skura ka qenë pjesë e Partisë Socialiste që në vitin 2015, nga ku më pas është larguar për t;ju bashkuar Lëvizjes Soicaliste për Integrim. Në vitin 2015, ai është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata jep vendimin per sokol skuren sokol skura gjykata jep vendimin per sokol skuren sokol skura

Sondazh

Poll