Sport

Manchester United bëhet gati të shpenzojë. Ja lista me 4 lojtarë që do tranferojë verën e ardhshme

14 Shkurt 2019, 12:17 Nga DOSJA
Manchester United bëhet gati të shpenzojë. Ja lista me 4

Manchester United ka bërë gati një listë prej 4 lojtarësh të cilët do provojë ti nënshkruajë verën e ardhshme. Presidenti i klubit Edd Woodward ka pranuar se klubi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor.

Fokusi i ‘Djajve të Kuq’ është përforcimi i mbrojtjes, ku ata kanë qëllim kryesor tranferimin Kalidou Koulibaly, Lucas Hernandez dhe Nikola Milonkevic, por gjithashtu dhe Douglas Costa i cili do përmirsojë linjën e sulmit.

United u mund nga PSG në Old Trafford të martën në mbrëmjë, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë Ole Gunnar Solskjaer, qëkur trajneri mori detyrën në dhjetor.

Norvegjezi e ka çuar Unitedin në katër të parët e Premier League që nga zëvendësimi i Jose Mourinho, por Woodward beson se investimet janë të domosdosshme në mënyrë që United të kthehet në garën për vendin e parë.

Mbrojtësi i Napolit është në krye të listës së tyre. Ai ishte i lidhur me Unitedin verën e kaluar dhe dështimi për ta trensferuar atë ishte një ankesë e madhe nga Mourinho.

Mbrojtës i gjithanshëm i Atletico Madridit, Hernandez kërkohet gjithashtu. Francezi mund të luaje si mbrojtes i krahut të majtë por edhe si qendërmbrojtës.

Një alternativë tjetër është Milenkoviç, mbrojtësi i Fiorentinës nga Serbia.

Manchester United i rikthehet aksionit këtë javë ku do të luajë kundër Chelsea për FA Cup, dhe më pas pret Livepool-in në shtëpi me datë 24.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport douglas costa koulibaly lucas hernandez manchester united douglas costa koulibaly lucas hernandez manchester united

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2019, 11:22

David Alaba: Nuk i trembem Salah-ut

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, nuk trembet nga kërcënimi i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, ndërsa austriaku ka pasur eksperienca me lojtar të ...

Sport 14 Shkurt 2019, 11:01

Lopetegui pret oferta nga klubet në Premier League

Ish trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui, është i hapur për menaxhimin e një klubi në Premier League nëse atij i jepet mundësia, duke thënë se i pëlqen atmos...

Sport 14 Shkurt 2019, 09:32

Neymar: PSG fiton Champions League

Braziliani Neymar Jr është i bindur se PSG do fitojë Champions League, falë ekipit dhe tranerit të mrekullueshëm që kanë për momentin.Ylli 26 vjeçar e hu...