Sport

Arsene Wenger zbulon pse ka rerfuzuar Realin më shumë se një herë

14 Shkurt 2019, 09:53 Nga DOSJA
Arsene Wenger zbulon pse ka rerfuzuar Realin më shumë se një

 

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se shanset e tij pët të drejtuar klubin e Real Madridit janë pothuajse zero tani.

Wenger shprehet se nuk ka ansjë pendesë për refuzimet që i ka bërë Los Blancos gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Arsenalit.

Francezi dha dorëheqjen si bosi i Arsenalit vitin e kaluar pas një periudhe 22 vjeçare si tekniku i tyre, duke udhëhequr Gunners në tre tituj të Premier League dhe shtatë FA Cups .

Gjatë kohës së tij në Arsenal, atij  iu afrua nga Real Madridi për të marrë frenat në Bernabeu , disa herë sipas francezit, por ai e refuzoi klubin  spanjoll për t’u përqëndruar në projektit të tij në Emirates Stadium.

Në një intervistë me beIN SPORTS, u bë me dije se Wenger kishte hedhur poshtë ofertën e Realit.

E kam refuzuar Madridin më shumë se një herë.

Tani ofertat kanë marrë fund. Nëse pyesni çdo menaxher në botë, ata do ishin të interesuar për të trajnuar ekipin më të madh në botë.

Wenger u largua nga Arsenali vitin e kaluar si pasojë e pakënaqësive nga shumë tifozë, pasi Gunners nuk ishin më pretendentë për titullin e Premier League dhe nuk arritën të përfundojnë në katër më të mirët që nga viti 2016.

Ai u zëvendësua nga Unai Emery, i cili ka pasur një periudhë të dobët deri më tani si shefi i Arsenalit.

Arsenal përballet me BATE Borisov në Bjellorusi të enjten në ndeshjen e parë në ndeshjen e Ligës së Evropës për roundin e 16 më të mirave.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal arsene wenger real madrid arsenal arsene wenger real madrid

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2019, 09:32

Neymar: PSG fiton Champions League

Braziliani Neymar Jr është i bindur se PSG do fitojë Champions League, falë ekipit dhe tranerit të mrekullueshëm që kanë për momentin.Ylli 26 vjeçar e hu...

Sport 13 Shkurt 2019, 17:45

Marcelo: Nëse më kërkojnë te largohem, do iki

Marcelo është i gatshëm të ndërrojë ekip nëse nuk dëshirohet më në Bernabeu, por mbetet optimist për qëndrimin me Los Blancos.Braziliani është duke kaluar një n...

Sport 13 Shkurt 2019, 16:37

Lajme të mira për Juventusin, kthehet ‘BBC’

Lajme të mira vijnë për Juventusin para ndehsjes me Atletiko Madrid, pasi klubi italian është rikthyer në stërvitje me treshen Barzagli-Bonucci-Chiellini.Treshj...