Sport

David Alaba: Nuk i trembem Salah-ut

14 Shkurt 2019, 11:22 Nga DOSJA
David Alaba: Nuk i trembem Salah-ut

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, nuk trembet nga kërcënimi i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, ndërsa austriaku ka pasur eksperienca me lojtar të shpejtë, siç është ylli  i Paris Saint-Germain, fitues i Kupës së Botës Kylian Mbappe.

Bayernin e pret një natë e vështire përballë finalistëve të vitit të kaluar në Anfield të martën.

Futbollistët e Jurgen Klopp do të kërkojnë të përfitojnë më së shumti nga avantazhi i ndeshjes në shtëpi e cila zhvillohet më 19 Shkurt.

Salah, i cili ka 20 gola në emër të tij këtë sezon, do të jetë mes atyre që do kërkojnë të japin një kontribut të dukshëm në këtë përplasje mes dy gjidandëve të Europës.

Është e mundshme që në shumicën e rasteve Salah do ketë përballe mbrojtësin austriak Alaba.

Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë

Ai është i shpejtë, por kam luajtur kundër lojtarëve të tjerë të shpejtë si Mbappe. Unë e di nga përvoja se është e rëndësishme që të përdor forcat e mia.

Kjo nuk do të jetë një lojë e lehtë. Por, natyrisht, ne besojmë në veten tonë, sepse e dimë fuqinë tonë.

Ne jemi Bayern Munich dhe nuk duhet të fshihemi nga asnjë kundërshtar!

Ne do të japim gjithçka për të dalë nga dueli me sukses në fund.

Alaba ka mbështetjen e presidentit të Bayernit Karl-Heinz Rummenigge në betejën e tij të afërt me Salahun.

26-vjeçari konsiderohet të jetë një nga më të mirët në anën e majtë të mbrojtjes dhe pritet të ketë mjaft trike për të parandaluar yllin egjiptian.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern munich david alaba licepool mohamed salah bayern munich david alaba licepool mohamed salah

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2019, 11:01

Lopetegui pret oferta nga klubet në Premier League

Ish trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui, është i hapur për menaxhimin e një klubi në Premier League nëse atij i jepet mundësia, duke thënë se i pëlqen atmos...

Sport 14 Shkurt 2019, 09:32

Neymar: PSG fiton Champions League

Braziliani Neymar Jr është i bindur se PSG do fitojë Champions League, falë ekipit dhe tranerit të mrekullueshëm që kanë për momentin.Ylli 26 vjeçar e hu...

Sport 13 Shkurt 2019, 17:45

Marcelo: Nëse më kërkojnë te largohem, do iki

Marcelo është i gatshëm të ndërrojë ekip nëse nuk dëshirohet më në Bernabeu, por mbetet optimist për qëndrimin me Los Blancos.Braziliani është duke kaluar një n...