Sport

Perveç Zidane, Chelsea po konsideron edhe këtë trajner të madh

14 Shkurt 2019, 11:48 Nga DOSJA
Perveç Zidane, Chelsea po konsideron edhe këtë trajner të

Chelsea po mendon seriozisht për shkarkimin e Mauricio Sarrit dhe tani ka  disa emra të cilët mund ta zëvëndësojnë.

Ky i fundit ka humbur besimin pas disfatës së thellë 6-0 kundër Manchester Cityt dhe e ardhmja e italianit është vënë në pikëpyetje.

Në këtë situatë klubi londinez po mendon për një teknik të ri, i cili duket se do të jetë francezi legjendar, Laurent Blanc.

Madje, TMW raporton sot se ish-trajneri PSG-së tashmë është kontaktuar nga ‘The Blues’ dhe bisedimet pritet të finalizohen gjatë javëve të ardhshme.

Në të vërtetë, gjatë ditës së djeshme është raportuar se londinezët po kërkojnë shërbimet e Zinedine Zidane, i cili gjatë verës së kaluar u largua nga drejtimi i Real Madridit.

Ndërkohë, Blanc ka tre vjet që nuk e ushtron detyrën e trajnerit pasi që ka zgjedhur paksa t’ia kushtoj kohën familjes.

Chelsea renditet i gjashti në tabelën e Premier League, dhe luan gjithashtu në Europa League, sonte kundër Malmo, ndeshje që me shumë mundësi do jetë vendimtare për teknikun italian.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea laurent blanc zinedine zidane chelsea laurent blanc zinedine zidane

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2019, 11:22

David Alaba: Nuk i trembem Salah-ut

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, nuk trembet nga kërcënimi i sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, ndërsa austriaku ka pasur eksperienca me lojtar të ...

Sport 14 Shkurt 2019, 11:01

Lopetegui pret oferta nga klubet në Premier League

Ish trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui, është i hapur për menaxhimin e një klubi në Premier League nëse atij i jepet mundësia, duke thënë se i pëlqen atmos...

Sport 14 Shkurt 2019, 09:32

Neymar: PSG fiton Champions League

Braziliani Neymar Jr është i bindur se PSG do fitojë Champions League, falë ekipit dhe tranerit të mrekullueshëm që kanë për momentin.Ylli 26 vjeçar e hu...