Sport

Solari i kënaqur me ekipin.”Jam veçanerisht i lumtur për..”

14 Shkurt 2019, 10:11 Nga DOSJA
Solari i kënaqur me ekipin.”Jam veçanerisht i lumtur

Tekniku i Real Madrid, Santiago Solari ka folur pas fitores 2-1 përballë Ajaxit në ndeshjen e transfertës për fazën e 1/8-ave të Champions Leagues.

Një ndeshje mjaft dinamike, gjithashtu dhe me mjaft polemika i jep avantazhin madrilenëve për të kaluar në fazën tjetër pasi dhe ndeshja e dytë eliminatore zhvillohet ne Santiago Bernabeu.

Trajneri i “Los Blancos” ndihet i lumtur me paraqitjen e Marco Asensios i cili në minutën e 73’ u fut si zëvendësues i Karim Benzemas.

14 minuta lojë i mjaftuan talentit spanjoll për të shënuar dhe për t’i dhënë fitoren shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Ata na bllokuan duke na marrë topin në mënyrë agresive dhe në limite të rregullores

Jam veçanërisht i kënaqur për Asension, për mënyrën se si luajti ai dhe për faktin që shënoi golin. Ai dukej i gjallë kur hyri dhe shënoi një gol vërtetë të rëndësishëm për ne.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datë 5 Mars ne orën 21:00 në kryeqytetin spanjoll të Madridit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax marco asensio real madrid solari ajax marco asensio real madrid solari

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2019, 09:32

Neymar: PSG fiton Champions League

Braziliani Neymar Jr është i bindur se PSG do fitojë Champions League, falë ekipit dhe tranerit të mrekullueshëm që kanë për momentin.Ylli 26 vjeçar e hu...

Sport 13 Shkurt 2019, 17:45

Marcelo: Nëse më kërkojnë te largohem, do iki

Marcelo është i gatshëm të ndërrojë ekip nëse nuk dëshirohet më në Bernabeu, por mbetet optimist për qëndrimin me Los Blancos.Braziliani është duke kaluar një n...

Sport 13 Shkurt 2019, 16:37

Lajme të mira për Juventusin, kthehet ‘BBC’

Lajme të mira vijnë për Juventusin para ndehsjes me Atletiko Madrid, pasi klubi italian është rikthyer në stërvitje me treshen Barzagli-Bonucci-Chiellini.Treshj...