Sport

VAR anullon golin e rregullt të Ajax-it, polemika për fitoren 2-1 të madrilenëve

14 Shkurt 2019, 08:29 Nga DOSJA
VAR anullon golin e rregullt të Ajax-it, polemika për fitoren 2-1

Sfida mes Ajax-it dhe Real Madridit është mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të madrilenëve në Johan Cruyff Arena.

Kjo fitore erdhi pas shumë polimikave të shkaktuara nga anullimi i golit të parë që u shënua nga holandezët, më saktë mbrojtësit Tagliafico, pas një krosimi që erdhi nga një goditje këndi, i cili ishte në pozicion të rregullt, por albitri vendosi ta anullojë atë pas rishikimit të golit në VAR.

Kjo nuk është aspak diçka e re për Los Blancos, pasi ata i kanë përdorur këto trike ndër vite, mjafton të kujtojm ndeshjen me Bayern Munich në sezonin 2016-2017, kur Real Madrid u kualifikua në finale falë dy golave offside dhe një kartoni të kuq ndaj Artuto Vidal i cili ishte i padrejtë.

Mbrëmë u zhvillua një ndeshje më një ritëm mjaft të lartë ku u duk qartë dominimi i halandezëve në mesin e fushës, sidomos përgjatë pjesës së parë të lojës, me De Jong dhe Van de Beek të cilët ishin të papërmbajtshëm.

Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha për hollandezët të cilët kishin 3 rastë të pastra për gol, duke goditur një herë shtyllën dhe me golin i cili padrejtësisht u anullua.

Me fillimin e pjesës së dytë, Reali dukej se mori lojën nën kontroll, duke qarkulluar topin më mirë, ku më pas erdhi dhe goli në minutën e 60, gol që u krijua nga këmbët e shpejta të Vinicius, i cili asistoi Karim Benzema që nuk mund të gabonte vetëm për vetëm me portierin.

Në 30 minutat e fundit të lojës, dukej se lojtarët e Ajaxit e mblodhën veten duke marrë sërish lojën nën kontroll dhe kjo duket qartë me shënimin e golit në minutën e 75 nga Hakim Ziyech pas asistimit perfekt të Nerez.

Ndeshja vazhdoi me rendiment të lartë, çdo top që qarkullonte në gjysmëfushat kundërshtare paraqiste rrezik për secilin ekip, por ishte Los Blancos ekipi që në minutën e 87 me anë të Marco Asensio kaloi në avantazh për të mbyllur kështu ndeshjen në favor të spanjolleve.

Tani mbetet vetëm të presim ndeshjen në tranfertë të holandezëve, pavarsisht se do jetë shumë e vështirë për ta, pasi atyre u duhen 2 gola ne Bernabeu për të kaluar në çerekfinale.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax champions league real madrid var ajax champions league real madrid var

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2019, 09:32

Neymar: PSG fiton Champions League

Braziliani Neymar Jr është i bindur se PSG do fitojë Champions League, falë ekipit dhe tranerit të mrekullueshëm që kanë për momentin.Ylli 26 vjeçar e hu...

Sport 13 Shkurt 2019, 17:45

Marcelo: Nëse më kërkojnë te largohem, do iki

Marcelo është i gatshëm të ndërrojë ekip nëse nuk dëshirohet më në Bernabeu, por mbetet optimist për qëndrimin me Los Blancos.Braziliani është duke kaluar një n...

Sport 13 Shkurt 2019, 16:37

Lajme të mira për Juventusin, kthehet ‘BBC’

Lajme të mira vijnë për Juventusin para ndehsjes me Atletiko Madrid, pasi klubi italian është rikthyer në stërvitje me treshen Barzagli-Bonucci-Chiellini.Treshj...