Sport

Europa League/ inter, Chelsea dhe Arsenal kërkojnë fitoren

14 Shkurt 2019, 10:35 Nga DOSJA

Sot zhvillohen ndeshjet e para të fazës së 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Pas ndeshjeve të Champions League në mbrëmjen e së martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e Ligës së Evropës.

Mbrëmja e sotme do të sjell plot 15 ndeshje në kompeticionin e dytë më të madhë në Europë, ku ashtu si Champions League ndeshjet janë të ndara në dy faza.

Skuadra të njohura evropiane pritet të kërkojnë fitoren në ndeshjet e para në këtë fazë për t’iu afruar më shumë kualifikimit në 16 ekipet më të mira.

Gjiganti anglez, Arsenali është njëri nga ta që kërkon fitoren në udhëtimin e tyre të Bate Borisov, në ndeshjen që fillon nga ora 18:55.

Edhe gjiganti italian, Interi do të luaj për  fitore në ndeshjen e tyre në Austri ndaj Rapid Viennas.

Në anën tjetër nga ora 21:00 Chelsea kërkon rezultat pozitiv me Malmo , pasi nuk po kalon në formë të mirë në Ligën Premier.

tjera sfida që premtojnë spektakël janë  Lazio-Sevilla, Celtic-Valencia, Galatasaray-Benfica dhe Zurich-Napoli.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal chelsea europa league inter arsenal chelsea europa league inter

Sondazh

Poll

Sport 14 Shkurt 2019, 09:32

Neymar: PSG fiton Champions League

Braziliani Neymar Jr është i bindur se PSG do fitojë Champions League, falë ekipit dhe tranerit të mrekullueshëm që kanë për momentin.Ylli 26 vjeçar e hu...

Sport 13 Shkurt 2019, 17:45

Marcelo: Nëse më kërkojnë te largohem, do iki

Marcelo është i gatshëm të ndërrojë ekip nëse nuk dëshirohet më në Bernabeu, por mbetet optimist për qëndrimin me Los Blancos.Braziliani është duke kaluar një n...

Sport 13 Shkurt 2019, 16:37

Lajme të mira për Juventusin, kthehet ‘BBC’

Lajme të mira vijnë për Juventusin para ndehsjes me Atletiko Madrid, pasi klubi italian është rikthyer në stërvitje me treshen Barzagli-Bonucci-Chiellini.Treshj...