Politike

Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

8 Mars 2021, 23:30 Nga DOSJA
Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

TIRANË– Me më shumë se 15 minuta vonesë, Partia Demokratike është partia e fundit që ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në fotot e mëposhtme shihen emrat e të gjithë kandidatëve që Dosja.al publikoi më herët.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot ishte afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD bënë mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe që paradite.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha është vendosur i pari në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll