Politike

PAMJET/ Nisen listat e PD-së për KQZ, asnjë fjalë nga selia blu

8 Mars 2021, 23:15 Nga DOSJA
PAMJET/ Nisen listat e PD-së për KQZ, asnjë fjalë nga selia

TIRANË– Listat e Partisë Demokratike janë nisur për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet që makina me dokumentet ka dalë nga selia për të dorëzuar listat, edhe pse 10 minuta me vonesë. 

Nga selia blu nuk ka patur asnjë deklaratë në lidhje me listat. 

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll