Politike

PSD dorëzon listat në KQZ, Tom Doshi, i pari në Tiranë e Shkodër

8 Mars 2021, 22:48 Nga DOSJA
PSD dorëzon listat në KQZ, Tom Doshi, i pari në Tiranë e

TIRANË– Partia SocialDemokrate ka dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vetëm 10 minuta para përfundimit të afatit, PSD-ja ka dorëzuar emrat.

Ajo që bie në sy në këto lista është se pavarësisht paralajmërimit të dhe thirrjeve të vazhdueshme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tom Doshi është i pari në listën e Tiranës dhe të Shkodrës.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tom doshi tom doshi

Sondazh

Poll