Politike

S’pranuan të digjnin mandatin! Kë mori Rama në ‘gjirin’ e socialistëve, cilët janë opozitarët që zunë një vend n

8 Mars 2021, 22:52 Nga DOSJA
S’pranuan të digjnin mandatin! Kë mori Rama në

TIRANË– Partia Socialiste duket se ka hapur dyert edhe për deputetë të opozitës së re që janë ende në Kuvend. Pas publikimit të emrave zyrtare nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, kanë rënë në sy disa emra.

Në Fier, Nimet Musai nuk do të jetë më pjesë e LSI-së pasi pranoi mandatin dhe do të garojë në Fier. Në Elbasan, Enver Roshi do të garojë për vendin e 10, vetëm 2 poste poshtë Ballës. Ndërsa një prej kritikëve më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, Halit Valteri duket se ka gjetur strehë gjithashtu në PS.

Valteri do të garojë për vendin e 35, por me shumë gjasë, i ka ditët e fundit në Kuvend. Në Korçë, nën siglën e socialistëve do të garojë edhe minoritari Vasil Sterjovski. Ndërsa në Tiranë, dy vende janë gjetur edhe për ish-LSI-tët.

Bëhet fjalë për Ylli Shehun dhe Edmond Rrushin. Në Fier, po ashtu do të garojë edhe Robert Bitri. Mbase emrat e pikasur në familjen e re politike do të rigjejnë veten, mbetet për t’u parë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lista e ps taulant balla lista e ps taulant balla

Sondazh

Poll