Politike

Krisje në Partinë Socialiste, Pandeli Majko nuk pranon vendin e 19-të, çfarë do të ndodhë?

8 Mars 2021, 22:01 Nga DOSJA
Krisje në Partinë Socialiste, Pandeli Majko nuk pranon vendin e

TIRANË– Ministri Pandeli Majko ka refuzuar të jetë i 19-i në listën e Partisë Socialiste. Mësohet se për shkak të kësaj gjëje ka nisur debat dhe krisje në selinë rozë.

Ka qenë Majko ai që ka refuzuar të jetë në këtë numër, ndërkohë që debate janë zhvilluar edhe mes ish-ministrit Fatmir Xhafaj e kryesocialistit Edi Rama. 

Pritet që emrat e 140 kandidatëve për deputetë të depozitohen në KQZ nga momenti në moment.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave pandeli majko afati per dorezimin e listave pandeli majko

Sondazh

Poll