ZYRTARE! Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miraton listën e kandidatëve për deputetë, zbardhen emrat
8 Mars 2021, 20:15Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë që u propozuan me herët në mbledhjen e Kryesisë së selisë blu. Dosja.al ka zbardhur listën e plotë me emrat e propozuara në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët më vonë u votuan dhe u konfirmuan në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ndërkohë që minutat kalojnë, pritet që nga çasti në çast, të bëhet e mundur edhe dorëzimi i listave me kandidatët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në listë është vënë re mungesa e shumë figurave të selisë blu, që në vitin 2017, kanë kandiduar për deputetë. Bëhet fjalë për : Klevis Balliun, Bujar Nishanin, Luçiano Boçin, Enri Hasan, Genc Pollon, Gert Bogdanin, Florion Mimën, Valentina Dukën, Ligoraq Karamelon, Fatbardha Kadiun e Xhemal Gjunkshin. Tre prej tyre, Gjunkshi, Bozdo e Zekthi janë vendosur koordinatorë.
Bujar Nishani, Luçiano Boçi, Enri Hasa, Genc Pollo, Gert Bogdani janë disa nga emrat e tjerë që nuk janë futur më në listën për kandidatë për deputetë.
Qarku LEZHË Mark Marku Agron Gjekmarkaj Lindita Metaliaj Kastriot Piroli Zef Gjoka Roza Hila Xholvalin Laska Salvador Kacaj
Qarku DURRËS Edi Paloka Agron Duka Merita Bakiu Oerd Bylykbashi Ferdinand Xhaferri Andia Ulliri Igli Cara Rezart Tusha Manjola Luku Blerina Reçi Sean Pema Erzen Laçi Eriselda Kalia Aulon Kalaja Artjon Bajramaj Arjeta Keçi Armand Brahimaj Irma Jorgoni Edlira Devolli
Por çfarë po ndodh sot?
Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.
Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.
(F.M/DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura...
TIRANË– Ministri Pandeli Majko ka refuzuar të jetë i 19-i në listën e Partisë Socialiste. Mësohet se për shkak të kësaj gjëje ka nisur debat dhe kris...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar drejtuesit e listave të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit. Me anë të një postimi në Faceboo...
TIRANË– Në listën e publikuar nga Dosja.al me emrat e propozuar në Kryesinë e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë, u vu re mungesa e shumë figu...
TIRANË– Teksa kanë ngelur vetëm disa minuata nga afati përfundimtar për dorëzimin në KQZ të listave të kandidatëve, në Partinë Socialiste ka plasur n...
SHKDOËR- Edona Bilali, e cila kryeson në listën e Partisë Socialiste në Shkodër , ka thënë se emri i saj në këtë listë ishte surprizë.Në një prononcim që k...
TIRANË– Debat në studio mes analistit Baton Haxhiu dhe moderatorit Blendi Fevziu. Teksa po komentonin renditjen në lista të Partisë Socialiste dhe Demokrat...
TIRANË– Partia Demokratike ka caktuar Fitim Zekthi si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik. Dosja.al ka mësuar se ndërkohë që po p...