Politike

ZBARDHET SHERRI/ Bushati: Angazhimi im s’mbaron këtu. Rama: PS të dha gjithçka, betejën e ke braktisur vetë!

8 Mars 2021, 22:02 Nga DOSJA
ZBARDHET SHERRI/ Bushati: Angazhimi im s’mbaron këtu. Rama: PS

TIRANË – Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë e PS. Teksa është vendosur se Bushati nuk do të jetë në lista e kandidatëve të PS, “BalkanWeb” zbardh një pjesë të dsikutimeve mes tij dhe kreut të PS. Bushati ka deklaruar se pavarësisht vendimit, angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.

“Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, mësohet se ka deklaruar Bushati.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se PS i ka dhënë gjithçka dhe se tani është koha të kontribuojë për PS.

“Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste dhe është koha të kontribuosh për PS”, ka thënë Rama

Marrë nga: BW

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama ditmir bushati edi rama

Sondazh

Poll