Politike

EMRAT që u ‘zhdukën’/ Klevis Balliu, Bujar Nishani, Boçi, Hasa, Pollo e Bogdani, kush janë të përfolurit e PD-së që

8 Mars 2021, 21:52 Nga DOSJA
EMRAT që u ‘zhdukën’/ Klevis Balliu, Bujar Nishani,

TIRANË– Në listën e publikuar nga Dosja.al me emrat e propozuar në Kryesinë e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë, u vu re mungesa e shumë figurave të selisë blu, që në vitin 2017, kanë qenë. Klevis Balliu ishte me pikëpyetje prej muajsh që prej mbylljes së prostestës së Astirit, sot u la jashtë listave.

Bujar Nishani, Luçiano Boçi, Enri Hasa, Genc Pollo, Gert Bogdani janë disa nga emrat e tjerë që nuk janë futur më në listën për kandidatë për deputetë.

Lista e plotë me emrat që nuk kandidojnë për deputetë:

Klevis Balliu

Bujar Nishani

Luçiano Boçi

Enri Hasa

Genc Pollo

Gert Bogdani

Florion Mima

Valentina Duka

Ligoraq Karamelo

Fatbardha Kadiu

Xhemal Gjunkshi

Por, Endri Hasa, Xhemal Gjunkshi e Fitim Zekthi janë vendosur koordinatorë. Zekthi është emëruar si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik. Më herët është caktuar Xhemal Gjunkshi si koordinator për sigurinë dhe Enno Bozdo si koordinator kombëtar për energjinë.

Dosja.al ka zbardhur sot listën e plotë me emrat e zgjedhur nga Partia Demokratike për t’i kandiduar për deputetë. Emrat pritet të votohen në Këshillin Kombëtar të PD-së e më pas të publikohet zyrtarisht version përfundimtar. Mund të kemi edhe surpriza.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll