Politike

Nën ethet e listave/ PD-ja cakton Fitim Zekthi koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik

8 Mars 2021, 21:30 Nga DOSJA
Nën ethet e listave/ PD-ja cakton Fitim Zekthi koordinator kombëtar

TIRANË– Partia Demokratike ka caktuar Fitim Zekthi si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik. Dosja.al ka mësuar se ndërkohë që po përpilohen listat dhe pritet që ngamomenti në moment gjithçka të zyrtarizohet, Partia Demokratike po cakton edhe koordinatorët që do të ndjekin procesin e zgjedhjeve apo edhe zhvillimet brenda partisë.

Pikërisht Zekthi është caktuar si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik. Më herët është caktuar Xhemal Gjunkshi si koordinator për sigurinë dhe Enno Bozdo si koordinator kombëtar për energjinë.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fitim zekthi fitim zekthi

Sondazh

Poll