Politike

U takua dje me Ramën por…/ Edona Bilali: Prezantimin që më bëri kryeministri, e pashë nga televizori. Kam besim tek a

8 Mars 2021, 21:38 Nga DOSJA
U takua dje me Ramën por…/ Edona Bilali: Prezantimin që më

SHKDOËR- Edona Bilali, e cila kryeson në listën e Partisë Socialiste në Shkodër , ka thënë se emri i saj në këtë listë ishte surprizë.

Në një prononcim që ka dhënë për Abcnews, Bilali ka treguar se dje është takuar me Ramën, por konfirmimin e emrit që do të kandidojë në Shkodër, e ka marrë vesh nga televizori.

 “Po e ndiqja me familjarët prezantimin që më bëri kryeministri, e pashë nga televizori. Nuk jam njeri politik, nuk vij nga radhët e partisë socialiste vij nga bota e biznesit dhe ajo akademike. Po ndodh cdo gjë shumë shpejt. Me kryeministrin jemi takuar dje ku ndamë vizionin e përbashkët për Shkodrën. Unë kam besim tek kryeministri që do ta transformojë Shkodrën. ‘Nëse ka dikush që e bën, ai është Edi Rama’. Duke qenë njeri që ka punuar fort në profesionin tim, vlerësimi që mu dha shpresoj që të motivojë edhe të rinj të tjerë’ tha ajo për Abcnews.al.

Edona Bilali, është e para në listën e PS-së që do të kandidojë në Shkodër në zgjedhjet e 25 prillit. Bilali  është e përfshirë prej vitesh në projekte me donatorët, në mbështetje dhe nxitje të krijimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të start-up. Pedagoge për vite me radhë në Fakultetin e Ekonomisë dhe aktualisht doktorante në Austri për Marrëdhënie Ekonomike, Ndërkombëtare dhe Menaxhim.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edona bilali edi rama edona bilali

Sondazh

Poll