Politike

Listat fusin në sherr Baton Haxhinë me Fevziun! Moderatori: Rama i ka vendosur gratë për imazh, analisti i kujton festën: 8

8 Mars 2021, 21:33 Nga DOSJA
Listat fusin në sherr Baton Haxhinë me Fevziun! Moderatori: Rama i ka

TIRANË– Debat në studio mes analistit Baton Haxhiu dhe moderatorit Blendi Fevziu. Teksa po komentonin renditjen në lista të Partisë Socialiste dhe Demokratike, të dy janë ndalur në drejtuesit politikë për çdo qark. Fevziu në fjalën e tij, ka përmendur se PS ka zgjedhur vetëm 2 burra për të drejtuar fushatën, ndërsa Haxhiu i ka kujtuar se dita e sotme përkon me festën e 8 marsit. 

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Juli Xhokaxhi: Ka një detaj, PD nuk ka asnjë zonjë në krye të listtës, PS i ka të gjitha vetëm dy burra.

Blendi Fevziu: Tani i ka vendosur për imazh më shumë. Ka Jorida Tabakun, PD është e dyta pas Bashës. 

Baton Haxhiu: 8 marsi është… si i ofendon gratë?

Blendi Fevziu: Nuk po i ofendoj gratë. Asnjë nga zonajt në përjashtim të disa ministreve nuk do të mbajnë peshën e qarkut. Kjo është gjetje politike.

Baton Haxhiu: Gjetje estetike më shumë

Blendi Fevziu: Nuk po votojmë për estetikë por për politikë. Bëhet fjalë se kush qeveris Shqipërinë. Po të ishte për estetikë lista e PD del se është më e mirë.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu blendi fevziu baton haxhiu blendi fevziu

Sondazh

Poll