Politike

‘Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim’, Kryemadhi: Në LSI nuk ka kandidatë me rekorde kriminale. Tregon pse futi në

8 Mars 2021, 21:18 Nga DOSJA
‘Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim’, Kryemadhi: Në

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, teksa ka folur se përse ka zgjedhur të kandidojë në Elbasan, Fier e Tiranë, ka thënë ndër të tjera se nuk i merr parasysh këshillat e ambasadores amerikane Yuri Kim, për verifikimin e kandidatëve dhe pastërtinë e tyre ligjore.

E ftuar në Oranews, ajo ka thënë ndër të tjera se këshillat e Kim nuk do t’i marrë parasysh, pasi sipas saj në LSI nuk ka kandidatë me rekorde kriminale. Po ashtu ajo ka treguar edhe arsyen se pse futi në lista ish-këshilltarët e Presidentit Meta, Bari Shaqiri dhe Shemsi Prençi.

“Ne kemi 7-10 ditë që merremi me dokumentacionet, dhe ajo që vihet re është kandidimi i shumë ekonomistëve dhe juristëve, sepse parlamenti ka nevojë për këto, edhe shumë mjekë, sidomos tani në kohë pandemie. Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim se nuk e ka me ne ajo, e ka me ata që janë me rekorde kriminale.”- tha ajo. 

Pyetje: Pse i keni futur në listë ish-këshilltarët e Presidentit Meta?

Kryemadhi: Dua të them se Bari Shaqiri ka kohë që ka dhënë dorëheqjen nga Presidenca, ndërsa me z.Prençi njihemi më herët, e njoh para Metës si dy dibranë që jemi, megjithëse ai në krahun e djathtë e unë në të majtin.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll