Politike

Përplasje e fortë brenda familjes! Politika përplas Nard Ndokën me kunatin e tij, Rama ia vendos përballë në Shkodër

8 Mars 2021, 21:14 Nga DOSJA
Përplasje e fortë brenda familjes! Politika përplas Nard

TIRANË– Përballje e ‘fortë’ në Shkodër! Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka do të përballet në Shkodër me kunatin e tij, Frrok Gjini.

Detaje nga përballja i ka bërë me dije gazetar Muhamed Veliu, i cili në një lidhje direkte për emisionin “Open” tha se Gjini do të garojë nën siglën e socialistëve dhe do të mbajë vendin e tetë në Shkodër. 

“Me gjasë në Shkodër do të kemi një garë interesante. Po diskutohet për tu vendosur i pesti në listën e Partisë Socialiste për Shkodrën, kunati i Nard Ndokës. Nard Ndoka do të jetë i teti në listën e PD-së. Ndërsa socialistët si përgjigje do t’i vënë kunatin përballë. Ai është Frrok Gjini, ish-deputet i Partisë Demokristiane,”-u shpreh Veliu.

Mbetet për t’u parë se kush do të triumfojë…

(k.m.f.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike frrok gjini lista e pd nard ndoka zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 frrok gjini lista e pd nard ndoka zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll