Bota

Shtyhet gjyqi për vrasjen e George Floydit, pritet të zgjasë rreth tri javë përzgjedhja e jurisë

8 Mars 2021, 20:42 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi për vrasjen e George Floydit, pritet të zgjasë

SHBA– Një gjykatës në Mineapolis ka shtyrë zgjedhjen e jurisë në çështjen e ish-policit, Derek Chauvin i akuzuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, në maj të vitit të kaluar.

Chauvin akuzohet për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, ku dënimi maksimal me të cilin mund përballet është 40 vjet burgim. Akuza më pak e rëndë e vrasjes së shkallës së tretë është hedhur poshtë vitin e kaluar, por prokurorët kanë kërkuar që ta rikthejnë atë.

Sipas The Guardian, përzgjedhja e jurisë pritet të zgjasë rreth tri javë, ndërsa argumentet e gjykimit do të fillojnë më 29 mars. Më shumë se 370 dëshmitarë mund të thirren për të dëshmuar.

Në një video që u bë virale, Chauvin shihet duke shtypur Floydin me gju në qafë, për më shumë se shtatë minuta. Floyd më pas gjeti vdekjen, ndërsa rasti shkaktoi protesta kundër racizmit në të gjithë SHBA-në.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin george floyd derek chauvin george floyd

Sondazh

Poll