Bota

Studimi/ Vaksina Sinovac e zhvilluar nga Kina efektive kundër variantit brazilian P1

8 Mars 2021, 17:59 Nga DOSJA
Studimi/ Vaksina Sinovac e zhvilluar nga Kina efektive kundër variantit

BRAZIL-Të dhënat paraprake nga një studim në Brazil tregojnë se vaksina ndaj COVID-19 e zhvilluar nga Sinovac Biotech Ltd e Kinës është efektive kundër variantit P1 të virusit të zbuluar për herë të parë në Brazil, tha një burim i njohur me studimin.

Sipas Reuters, burimi, i cili nuk dha detaje të të dhënave, tha se studimi kishte testuar gjakun e njerëzve të vaksinuar kundër variantit brazilian të virusit. Siç dihet vaksina e Sinovac, është vaksina kryesore që aktualisht po përdoret për të vaksinuar njerëzit në Brazil. 

Varianti P.1 Covid-19 që u identifikua në Brazil është rreth dy herë më i transmetueshëm se disa lloje të tjera të virusit dhe ka më shumë të ngjarë të shmangë imunitetin të dhënë zakonisht nga infeksioni paraprak, sipas një studimi ndërkombëtar.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sinovac biotech variantet e koronavirusit sinovac biotech variantet e koronavirusit

Sondazh

Poll