Bota

Holanda shtyn masat anti-Covid deri më 31 Mars, përjashtime do të bëhen vetëm në data e zgjedhjeve

8 Mars 2021, 18:36 Nga DOSJA
Holanda shtyn masat anti-Covid deri më 31 Mars, përjashtime do të

HOLANDË– Holanda ka shtyrë masat aktuale ndaj koronavirusit deri më 31 Mars, sipas kryeministrit Mark Rutte.

Rutte tha se infektimet me Covid-19 dhe numrat e shtrimit në spital ishin stabilizuar, por Ekipi i Menaxhimit të Shpërthimit ishte shprehur se nuk do të ishte e mençur të zvogëloheshin masat tani.

Sipas Guardian, përjashtime do të bëhen në zgjedhjet kombëtare në 15-17 Mars të cilat do të vazhdojnë siç janë planifikuar. Rutte tha se ndikimi në bizneset dhe të rinjtë e bëri të qartë se vendi nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte bllokimin për katër muaj të tjerë.

Dyqanet e vogla me më pak se 50m2 do të vazhdojnë të kufizohen në dy klientë në ambientet e tyre në çdo kohë të caktuar. Më parë kishte dalë se qeveria është vendosur të zgjasë rekomandimin për të shmangur të gjitha udhëtimet e huaja deri në 15 Prill.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne holande mark rutte koronavirusi ne holande mark rutte

Sondazh

Poll