Bota

Pas divorcit nga Jeff Bezos, MacKenzie Scott martohet me mësuesin e fëmijëve të saj

8 Mars 2021, 17:35 Nga DOSJA
Pas divorcit nga Jeff Bezos, MacKenzie Scott martohet me mësuesin e

SHBA– MacKenzie Scott, një nga njerëzit më të pasur në botë, është martuar sërish pas divorcit të saj në 2019 me CEO e Amazon, Jeff Bezos.

Sipas CNN, Scott është martuar me Dan Jewett, një mësues shkencash që jep mësim në shkollën e fëmijëve të saj.

Mësuesi i Seattle Dan Jewett pranoi martesën e tij me Scott këtë fundjavë në faqen e çiftit për Giving Pledge, një organizatë filantropike e cila inkurajon njerëzit më të pasur të botës të kushtojnë shumicën e pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.

“Unë jam martuar me një nga njerëzit më bujarë dhe të mirë që njoh, dhe i bashkohem asaj në një angazhim për të kaluar një pasuri të madhe financiare për t’i shërbyer të tjerëve”,– shkroi Jewett.

Biografia e saj në Amazon gjithashtu vë në dukje se Scott jeton në Seattle me katër fëmijët e saj dhe burrin e saj, Dan. Në një deklaratë në faqen e internetit të Giving Pledge, Scott tha se planet e saj filantropike nuk kanë ndryshuar.

“Përqasja ime ndaj filantropisë do të vazhdojë të jetë e zhytur në mendime. Do të duhet kohë dhe përpjekje dhe kujdes. Por nuk do të pres. Dhe do ta mbaj derisa kasaforta të zbrazet,”– tha ajo.

Jewett tregoi se planifikon të ndjekë shembullin e saj. Ai tha se synon të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij.

Martesa vjen pasi Scott dhe Bezos u divorcuan pas 25 vitesh të martuar. Marrëveshja për divorcin e bëri atë pjesë të njerëzve më të pasur në Tokë, duke mbajtur aktualisht një pasuri prej 53 miliardë dollarësh, sipas “Forbes”, pasi mori një të katërtën e aksioneve të Bezos në “Amazon”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dan jewett jeff bezos mackenzie scott dan jewett jeff bezos mackenzie scott

Sondazh

Poll