Bota

Kombet e Bashkuara: 32% e destinacioneve globale turistike plotësisht të mbyllura për pushimet verore

8 Mars 2021, 18:21 Nga DOSJA
Kombet e Bashkuara: 32% e destinacioneve globale turistike plotësisht

GJENEVË– Pothuajse një e treta e destinacioneve të pushimeve në mbarë botën janë plotësisht të mbyllura për turistët ndërkombëtarë për shkak të seriozitetit të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike, ka thënë organi i turizmit i Kombeve të Bashkuara në një raport.

Në fillim të shkurtit, 69 destinacione nga 217 në mbarë botën, ose 32%, ishin plotësisht të mbyllura për turizmin ndërkombëtar, duke përfshirë 30 në Azi dhe Paqësor, 15 në Evropë dhe 11 në Afrikë.

Sipas Guardian, kjo është shifra më e ulët që nga kulmi në maj të 2020 ku 75% e destinacioneve në mbarë botën u mbyllën plotësisht, por më e lartë nga nëntori kur 27% u mbyllën.

Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) me qendër në Madrid tha se kishte një tendencë drejt një qasje më të lehtë provash dhe të bazuar në rreziqe për kufizimet e udhëtimit, të tilla si duke kërkuar që turistët ndërkombëtarë të sigurojnë një test negativ gjatë mbërritjes.

“Kufizimet e udhëtimit janë përdorur gjerësisht për të kufizuar përhapjen e virusit. Tani, ndërsa punojmë për të rifilluar turizmin, duhet të pranojmë që kufizimet janë vetëm një pjesë e zgjidhjes, “– tha kreu i UNWTO, Zurab Polilikashvili, në një deklaratë.

Pandemia i kushtoi industrisë globale të turizmit 1.3 milion dollarë në të ardhura të humbura vitin e kaluar, më shumë se 11 herë humbja e regjistruar gjatë krizës financiare globale 2009.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota okb turizmi ne pandemi okb turizmi ne pandemi

Sondazh

Poll