Bota

LDK-ja konfirmon kandidaturat e Lumir Abdixhikut e Lutfi Hazirit për zgjedhjet e kryetarit pas dorëheqjes së Isa Mustafës

8 Mars 2021, 19:57 Nga DOSJA
LDK-ja konfirmon kandidaturat e Lumir Abdixhikut e Lutfi Hazirit për

KOSOVË– Sot janë konfirmuar dy kandidatura për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhikut, anëtar i kryesisë së LDK-së.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e LDK-së në Facebook, teksa ka thënë se këto kandidatura u paraqitën sot, në mbledhjen e kryesisë.

‘Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së’, thuhet në postim.

Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen e rradhës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të…

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Monday, March 8, 2021

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen para anëtarëve të partisë, vetëm një ditë pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14 Shkurtit ku LDK-ja shënoi humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK-ja nuk fitoi në asnjë komunë, madje ka humbur në ato komuna që drejtonin anëtarët e partisë së tyre.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lumir abdixhiku lutfi haziri zgjedhjet ne ldk lumir abdixhiku lutfi haziri zgjedhjet ne ldk

Sondazh

Poll