Bota

Italia shënon 100 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë, shifra më e lartë në kontinentin europian

8 Mars 2021, 18:12 Nga DOSJA
Italia shënon 100 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë,

ITALI– Italia arriti shifrën e 100 mijë të vdekurve të Hënën ndërsa kryeministri Mario Draghi përsëriti zotimin e tij për të shpejtuar programin e vaksinimit.

Janë 318 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 100,103, më e larta në Evropën kontinentale. Italia regjistroi 13.902 infektime të tjera të reja, nga 20.765 që kishte të Dielën. Pranimet në spital u rritën me 687 dhe me 95 në kujdesin intensiv.

Sipas Guardian, duke folur në një  video-mesazh, Draghi tha: “Pandemia ende nuk është mundur, por ne mund të hedhim një sy, me përshpejtimin e planit të vaksinës, një rrugë daljeje e cila nuk është e largët.”

E marta shënon një vit që kur Italia u bë vendi i parë evropian që vendosi një bllokim të ashpër, i cili zgjati për dy muaj. Vendi aktualisht po përdor një sistem me ngjyra, të niveleve të kufizimeve të ndryshme në 20 rajonet e tij, në varësi të ashpërsisë së përhapjes së virusit dhe kapacitetit të spitaleve për t’u marrë me të, dhe masat e mëtejshme pritet të shpallen në ditët e ardhshme.

Draghi tha se kalimi i “pragut të tmerrshëm” të 100,000 vdekjeve ishte diçka që nuk do ta kishim imagjinuar kurrë një vit më parë.

Ai shtoi se programi i vaksinimit do të forcohet me vendosmëri në ditët e ardhshme, me goditje që shkon së pari tek njerëzit dhe kategoritë më të brishta në rrezik. Të hënën, Italia miratoi gjithashtu përdorimin e vaksinës AstraZeneca tek njerëzit mbi moshën 65 vjeç.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mario draghi koronavirusi ne itali mario draghi

Sondazh

Poll